
Filluam me investime reale në infrastrukturë dhe vendosëm kornizën për zhvillim strategjik, të barabartë të shtetit, vlerësoi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në llogaridhënien për punën në vitin e parë të mandatit të tij.
Perinski iu referua dy thirrjeve publike përmes Programit AA për projekte komunale infrastrukturore në të cilat komunat kishin rreth 1200 aplikime. Investimi i përgjithshëm nga thirrja e parë dhe e dytë publike është rreth 20 miliardë denarë, që, theksoi ministri, paraqet sistemimin më të madh deri tani të mjeteve publike për mbështetje të zhvillimit lokal. Në kuadër të thirrjes së parë publike për vitin 2024 janë miratuar për financimin e 288 projekteve nga fusha e transportit, mjedisit jetësor, arsimit, kulturës, sportit dhe politikës sociale. Në thirrjen e dytë publike që përfundoi më 30 prill të këtij viti arritën 887 aplikime projektuese nga 80 komuna, për të cilat përfundoi faza e vlerësimit.
“Ky reagim jashtëzakonisht i lartë është një tregues i qartë i interesit të lartë të komunave për projektet investuese dhe konfirmim se vendimi i Qeverisë për zbatimin e kësaj mase është në kohë, strategjikisht i saktë dhe i përgjigjet nevojave reale të komunave. Përveç kësaj, mund të them se janë miratuar për financim gjithsej 829 projekte me vlerë 13.868.138.877 denarë”, tha Perinski.
Ai përmendi se përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal, në vitin 2024 dhe 2025 gjithsej 176 projekte që synojnë promovimin e zhvillimit të rajoneve planifikuese, fshatrave dhe zonave urbane, si dhe zonave me nevoja specifike zhvillimore, janë miratuar për financim. Janë mbështetur 38 projekte me vlerë prej 87.925.000 denarë përmes Programit për uljen e dispariteteve midis dhe brenda rajoneve planifikuese dhe rritjen e konkurrencës rajonale për vitin 2025.
Në partneritet me Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim tha se ka përfunduar implementimi i 10 projekteve rajonale në të gjitha rajonet malore.
Në kuadër të mbështetjes së dixhitalizimit të shërbimeve komunale, ai tha se se përmes projektit “Përforcimi i këshillave komunal”, realizohen aktivitete në koordinim me Ministrinë për Transformim Dixhital, me qëllim zhvillimin e një “udhërrëfyesi” të plotë për dixhitalizimin e shërbimeve lokale dhe përpunimin e katalogut të E-shërbimeve për përfshirje në portalin kombëtar uslugi.gov.mk.
Perinski në llogaridhënie kumtoi se në fazën përfundimtare janë edhe tetë projekte për zhvillim lokal ekonomik dhe social, në vlerë prej 336.762.274 denarë, financa nga Delegacioni i BE-së.
Ai kujtoi se Ministria finalizoi tekstin e Ligjit për ndryshimet në ligjin për vetëqeverisjen lokale, i cili kaloi leximin e dytë në Kuvend dhe përsëri kërkoi mbështetje nga BDI dhe LSDM në opozitë për shkak të shumicës së nevojshme të Badenterit.
Sipas Perinskit, nëpërmjet instrumentit IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar, po arrihen rezultate të rëndësishme që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Nga programet aktive me vendet fqinje, ai veçoi ndërtimin e pikës kufitare Klepalo (Berovë – Strumjan), e cila duhet të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit lindor nëpërmjet lehtësimit të tregtisë dhe turizmit, si dhe krijimin e pikës kufitare Markova Noga (Prespa), një iniciativë që do të përmirësojë komunikimin me Greqinë, do të inkurajojë turizmin dhe do të lehtësojë aksesin për popullsinë lokale të rajonit të Prespës.
The post Periski: Një vit qeverisje, investime në infrastrukturë dhe zhvillim strategjik i barabartë i shtetit appeared first on Telegrafi.