Raportet Maqedoni-Rusi janë në nivelin më të keq në histori, thonë disa ekspertë, duke komentuar zhvillimet e fundit, përkatësisht lëvizjen e Moskës për vendosjen e vendit në listën e shteteve jomiqësore dhe veprimin e Ministrisë së Jashtme për demarsh verbal, për ambasadorin rus për “Post kërcënues në rrjetet sociale”.

Sipas analistit Petar Arsovski, vendimi i diplomacisë që të mos i përgjigjet në mënyrë dypalëshe këtij akti të Rusisë, por të ndërtojë qëndrim të përbashkët me aleatët e BE-së është i logjikshëm.

“Përgjigja jonë duhet të jetë në sinkronizim me aleatët e tjerë. Këtu nuk kemi shumë hapësirë për manovrim, aq më tepër që gjeostrategjikisht kemi vendosur, dhe sipas opinionit publik, që është 80% për BE-në dhe NATO-n, dhe pas përcaktimit tonë gjeostrategjik që do të marrim atë rrugë. Dhe kjo nuk është çështje individuale, ose të ndonjë vendimi autonom, por është një drejtim që ne e përcaktojmë së bashku me aleatët e tjerë”, tha Petar Arsovski, analist politik.

Sipas Arsovskit, marrëdhëniet mes Moskës dhe Shkupit kanë qenë të tensionuara, që nga periudha kur Rusia tentoi të pengojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, gjë që është në kundërshtim me interesat e saj. Ai shton se Rusia është aktive në Ballkan, veçanërisht në Serbi dhe Republika Srpska, por jo në shkallë të gjerë tek ne.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka njëfarë antagonizmi ndaj Perëndimit, sidomos përmes pseudoqendrave lokale që kanë PR në skenën politike të brendshme, dhe mendoj se kjo nuk do të ndalet. Megjithatë, ndikimi politik dhe i sigurisë i rrjedhave të mëdha politike është minimal”, u shpreh Arsovski.

Vendi tani ka harmonizuar 100 për qind politikën e jashtme të BE-së, dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, që Brukseli i vendosi në vitin 2014, pas okupimit të gadishullit ukrainas të Krimesë, për të cilin ndërkohë nuk është marrë asnjë vendim./Alsat/

The post Përkeqësohen marrëdhëniet në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";