
Qeveria në mbledhjen e sotme të 74-t miratoi informatën për sigurim të pjesëmarrjes buxhetore për realizim të kredisë për ndërtim dhe pajisje të 30 sallave sportive në shkollat fillore dhe rikonstruim të shkollave.
Shërbimi qeveritar për shtyp informoi se në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës realizohet projekti – Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme.
“Qëllimi i tij është të sigurojë kushte më të mira për realizim të mësimit, si dhe ta avancojë sportin shkollor, shëndetin dhe shprehitë e shëndetshme të nxënësve. Ndërtimi i sallave sportive shkollore është pjesë e programit të Qeverisë dhe është edhe një nga projektet të cilat fillojnë procedurë për realizimin e tyre. Për atë qëllim, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informatën për sigurim të pjesëmarrjes buxhetore për rrealizim të kredisë për ndërtim dhe pajisje të 30 sallave sportive shkollore në shkollat e mesme dhe rikonstruim të shkollave dhe dha pëlqimin për ndërmarrje të obligimeve për pagesën e të cilave nevojitet shfrytëzim i mjeteve buxhetore në vitet 2026, 2027, 2028 dhe 2029 për kredi për ndërtim dhe pajisje të 30 sallave sportive shkollore në shkolla fillore dhe rikontruim të shkollave”, ceket në kumtesë.
The post Përmes kredive buxhetore do të ndërtohen dhe rikonstruohen 30 salla sportive shkollore appeared first on Telegrafi.