Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, sot nga ora 9:00 deri në ora 12:00, përmes ankandit publik elektronik e realizon shitjen e pasurisë së konfiskuar të Sasho Mijallkovit.

Rezultati i shitjes do të prezantohet në një konferencë për media (13:00) nga drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu.

Në qershor të vitit të kaluar, prokuroria publikoi listën e të gjithë pasurisë që duhej të konfiskohej si pronë e Mijallkovit në marrëveshjen për pranimin e fajësisë në të cilën ai e pranoi fajësinë dhe mori tre vjet burg për rastin “Perandoria”, ku akuzohej për pastrim parash.

Vlerësimi fillestar i Prokurorisë është se vlera e pasurisë së paluajtshme është 14.1 milionë euro./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Përsëri ankand publik për shitjen e pronës së konfiskuar të Sasho Mijallkovit appeared first on Telegrafi.