Tërmeti me intensitet prej 2.9 shkallë Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 23:59 minuta në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës.

Rrjeti sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, sonte, 13 mars 2021 në 23:59, regjistroi një tërmet me epiqendra në rajonin Tetovë-Gostivar 65 km në jugperëndim të Shkupit dhe me madhësi lokale Rihter ML2.9.

Sipas të dhënave të mëparshme, ky tërmet është ndjerë nga banorët e Mavrovës, Gostivarit, Tetovës dhe Kërçovës./Telegrafi/

Përsëri tërmet në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";