Me buzëqeshje, i qetë, i relaksuar dhe në disponim të mirë, 30- vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut pas 17-18 orëve të kaluara në det, ka shkelur në tokë dhe me automjet në ndihmës së shpejtë është dërguar në spital, pasi që ekipet e shpëtimit e kanë gjetur në pjesën detare në jugperëndim të Kasandrës në Halkidiki, njofton korrespondentja e AIM-s nga Athina.

Është e sigurt që helikopteri që merr pjesë në aksion, e ka lokalizuar të zhdukurin, pas së cilës është informuar anija transportuese që ka qenë afër dhe e ka shpëtuar maqedonasin, e pastaj është marrë me varkë të rojës bregdetare greke.

Në port është pritur nga të pranishmit me duartrokitje, por edhe nga një numër i madhe i ekipeve gazetareske, të cilët nga dita e djeshme e përcjellin hollësisht rastin me turistin e zhdukur nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Ivanin, 30 vjeçar, i cili dje e ka festuar ditëlindjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Personi i shpëtuar në Halkidiki është dërguar në spital për trajnim mjekësor appeared first on Telegrafi.