Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate në Haraçinë të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku ku janë lënduar pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, mes një makine “VW Golf karavan” me targa të Shkupit dhe “VW Golf 3”, me targa të Kumanovës.

“Në aksident është lënduar rënd një pasagjere nga makina Golf-3, 54-vjeçarja me iniciale A.M. nga Shkupi, ndërkaq lehtë është lënduar një pasagjere e mitur dhe pasagjeri 20-vjeçar me iniciale I.Sh. nga makina e njëjtë, si dhe shoferët e dy makinave”, njoftojnë nga MPB.

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Haraçinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";