Në periudhën nga dje deri në mëngjesin e sotëm deri në orën 7, pesë zjarre janë aktive në ambient të hapur, ndërsa 19 janë shuar.

Nga zjarret aktive, një është në Komunën e Dojranit në fshatin Nikolic, ku po digjet një pyll me kërcell të ulët, një tjetër në Komunën e Çuçer Sandevos, ku po digjet pyll me kërcell të ulët në fshatin Gornjani.

Një zjarr aktiv ka edhe në Komunën e Velesit pranë fshatrave Xhidimirci dhe Krushje, në Komunën e Makedonski Brod midis fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa dhe Sllatinë, ku po digjet një pyll lisi, shkurre dhe bimësi e ulët.

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, një zjarr ka edhe në komunën e Prilepit në vendbanimin Tri Bagremi, i cili ka prekur bimësinë e ulët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pesë zjarre aktive në Maqedoni appeared first on Telegrafi.