Në ueb-faqen change.org është publikuar peticion ku kërkohen online nënshkrime për heqjen e maturës shtetërore për vitin arsimor 2021/2022.

“Për shkak se për një periudhë të gjatë ishim online (2 vite), pushimi dimëror u vazhdua dhe greva e profesorëve bëri që humbën materialet kryesore dhe konsiderojmë se jemi gjenerata më e dëmtuar dhe s’kemi bazë për t’u testuar për maturë”, shkruhet në përshkrimin e peticionit.

Dje ministri Jeton Shaqiri u shpreh se po shqyrtohet mundësia që përfundimi i shkollës të shtyhet për shkak të grevës./

Kujtojmë se greva e mësimdhënësve vazhdon edhe në javën e tretë. Ata refuzuan 12% rritje të pagave dhe kërkojnë 18.4% dhe respektim të Marrëveshjeve kolektive./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Peticion online për heqjen e maturës shtetërore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.