Gjendja aktuale e Ballkanit Perëndimor, në kontekst të krizës së nxitur nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe ngjarjet e fundit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ishin temat e bisedës së sotme mes kryeministri bullgar, Kiril Petkov dhe eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Petkov në takim ka vërtetuar dëshirën për të gjetur zgjidhje të përbashkët për çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për tema që janë të ndjeshme në Bullgari.

Petkov ka theksuar se intensifikimi i bashkëpunimit në disa sektore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kontribuon në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe kuptimit.

Kujtojmë se Bullgaria kushtëzon Maqedoninë e Veriut nëse nuk zgjidhen kontestet historike që kanë këto dy shtetet ndërmjet tyre./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Petkov: Kemi dëshirë të gjejmë zgjidhje të përbashkët me Shkupin appeared first on Telegrafi.