Tema e Maqedonisë së Veriut përdoret për të tërhequr vëmendjen. Kështu deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov pas seancës së sotme të qeverisë.

“Lufta kundër mafies vazhdon. Mos bini në grackën e përpjekjes për të shpërqendruar publikun”, tha ai.

Sipas tij, lajmi i sotëm është raporti i komisionit ndërministror mes ministrive të Financave dhe Zhvillimit Rajonal, i cili konstatoi parregullsi prej rreth 2.5 miliardë leva (1.25 miliardë euro) në fushën e ndërtimit.

“Një hendek prej gjashtë metrash i kushton taksapaguesve një milion leva (500,000 euro)”, tha Petkov për disa nga gjetjet e raportit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Petkov konfirmoi se Qeveria ka miratuar një vendim me të cilin parashihet që të gjitha propozimet e kryesisë franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian apo ndonjë shteti anëtar për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e saj në BE të shqyrtohen në Komisionin parlamentar për Punët e Jashtme.

“Tash e tutje asnjë politikan nuk mund të thotë se qeveria mund të veprojë në mënyrë të njëanshme. Vendimi i takon Kuvendit”, komentoi Petkov./Telegrafi/

The post Petkov: Tema Maqedonia e Veriut përdoret për të tërhequr vëmendje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";