Ish-kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski, ka komentuar deklaratën e ish-shefes së diplomacisë bullgare, Ekaterina Zakharieva, se ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë nuk është punë e madhe dhe se bullgarët janë pjesë e realitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kjo duhet pranuar.

Petkovski për këtë pyet nëse ndryshimi i Kushtetutës sonë është një gjë kaq e vogël dhe e thjeshtë, pse atëherë ndryshimi i Kushtetutës bullgare dhe përfshirja e maqedonasve në të, që është pjesë e realitetit në Republikën e Bullgarisë, është kaq e vështirë dhe gjë komplekse? A nuk janë vlera evropiane të drejtat dhe liritë civile dhe etnike.

“Bullgaria ka obligim sipas aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, i përsëritur për herë të 15-të, të njohë të drejtat e maqedonasve në Bullgari dhe lirinë e organizimit politik.

Si anëtare e BE-së, pse Bullgaria nuk i njeh dhe nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare? A është shtet ligjor dhe demokratik sipas standardeve dhe kritereve evropiane?”, pyet Petkovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Petkovski, Zakharievës: Nëse ndryshimi i Kushtetutës sonë është një çështje e vogël, pse është e vështirë dhe komplekse përfshirja e maqedonasve në tuajën? appeared first on Telegrafi.