Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova thotë se qytetarët nuk do të mund t’i marrin paratë nga masa “TVSH-ja ime”, pa kaluar rebalanci i buxhetit në Kuvend.

Ajo thotë se në buxhetin aktual nuk janë paraparë mjete financiare për këtë masë.

“Nuk ka nisur pagesa e “TVSH-ja ime”. Ky informacion është transmetuar gabimisht. Pagesa do të fillojë pas rebalanci të Buxhetit. Mjetet që ishin planifikuar në Buxhetin e vitit 2024 nga udhëheqësia e mëparshme për pagesën e “TVSH-ja ime”, kryesisht janë shpenzuar ose thënë ndryshe nuk janë planifikuar mjete të mjaftueshme për këto pagesa për tërë vitin 2024, prandaj mjetet duhet të sigurohen me rishikimin e Buxhetit”, thotë Petrova.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Petrova: S’ka para për “TVSH-ja ime”, pritet rebalanci i buxhetit appeared first on Telegrafi.