Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në emisionin “24 analiza” foli për rolin e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar në NATO dhe rolin e ushtrisë në krizën e Ukrainës.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë nëse ka konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s, por sipas Marrëveshjes së Uashingtonit, nuk mund të dërgohen ushtarë në territorin e shteteve të huaja që nuk janë pjesë e NATO-s të cilët nuk janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s”, tha ajo.

Sipas saj, në asnjë moment nuk ka përdorur terminologjinë se do t’i shpallim luftë ndonjë shteti tjetër./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Petrovska: Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë nëse ka konflikt shkruan Telegrafi.