Dorëheqja e kryeministrit Zoran zaev është shumë e qartë, është e qartë se opozita në mënyrë selektive i ndjek mediat dhe raportimet. Zaevi edhe në Qeveri edhe në parti dha dorëheqje, por si parti politike në organet e partisë vendosëm të shtyhen deri në stabilizimin e shtetit, deklaroi Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së në konferencën e sotme për shtyp.

E pyetur si pret të zhvillohet kriza politike dhe nëse punojnë në rritjen e shumicës parlamentare, Petrovska theksoi se njëri ndër proceset për stabilizimin e shtetit dhe rritjes së shumicës së re ka qenë dita kur opozita ka dashur të votojë mosbesim të Qeverisë.

Ajo shtoi se është e qartë se opozita nuk e ka shumicën parlamentare të paralajmëruar prej kohësh. “Si parti politike serioze dhe e përkushtuar në proceset demokratike në shtet mbesim të hapur për komunikim të mëtejshëm me të gjitha partitë politike veçanërisht me ata të cilat i ndajmë të njëjtat vlera”, theksoi Petrovska.

The post Petrovska: Mbetemi të hapur për komunikim të mëtejshëm me partitë që ndajmë vlerat e njëjta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";