“Protestat e organizuara nga OBRM-PDUKM në mënyrë që të fitojnë depërtim në negociatat me Bullgarinë është strategji e gabuar”, është shprehur përfaqësuesja e LSDM, Slavjanka Petrovska, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat.

Siç shtoi ajo, protestat ishin më shumë si përpjekje e partisë për të kontrolluar vlerësimin e saj midis qytetarëve.

“Pyetja është cili është qëllimi përfundimtar i këtyre protestave. A duan thjesht të numërohen? Nëse do ta dëshironin këtë, atëherë e panë forcën e tyre gjegjësisht sa njerëz morën pjesë në ato protesta, ose thjesht duan të shpërqendrojnë vëmendjen e tyre nga ajo që po ndodh në Parlament”, është shprehur Petrovska.

Ndryshe, partia opozitare maqedonase ka organizuar protesta në Shkup, duke bllokuar disa rrugë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Petrovska: Protesta е opozitës, strategji e gabuar ose përpjekje për numërim në terren shkruan Telegrafi.