Sot, kur në të njëjtën kohë po mbahet Samiti i liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe kur kemi mundur të marrim lajme të mira për integrimin tonë të mëtejshëm në këtë familje të madhe dhe të begatë, mungesa e vizionit dhe lidershipit është duke na penguar, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Ne duhet të jemi pragmatikë dhe të mençur, gjë që nuk është e panjohur për ne në Maqedoninë e Veriut. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës tregoi vullnetin tonë për të kaluar në një proces që edhe pse i vështirë për shumëkënd, kishte një qëllim më të lartë. Anëtarësimi në NATO sot na jep një zë për të thënë, jemi të sigurt, demokracia dhe vlerat tona ruhen… Ne po e mbajmë këtë konferencë në të njëjtën ditë kur liderët evropianë po flasin për zgjerimin e BE-së. Sot kemi mundur të marrim lajme të mira, por fatkeqësisht opozitës i mungon vizioni dhe lidershipi për marrjen e këtyre vendimeve”, tha Petrovska.

Ajo theksoi se dritarja e mundësive për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE është tashmë e hapur. Në politikë në skenën ndërkombëtare këto mundësi nuk hapen shpesh dhe nëse humbasin nuk dihet se kur do të jepet mundësia e radhës – tha Petrovska.

Në një deklaratë për media, Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe se kemi ende shumë detyra dhe obligime për të përmbushur./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Petrovska: Sot kemi mundur të marrim lajme të mira nga Brukseli, por opozitës i mungon vizioni shkruan Telegrafi.