Kryetari i Shoqatës të Burimeve Njerëzore të Maqedonisë dhe themeluesi i inkubatorit të biznesit “Stepap”, Darko Petrovski, deklaroi se Evropa po përballet me një krizë të rëndë ekonomike që reflektohet drejtpërdrejt në Maqedoni.

“Recesioni nuk është vetëm në Gjermani, është më i gjerë dhe ndihet në të gjithë Evropën. Ai tashmë reflektohet në vendin tonë – kam informacion se disa nga investitorët e mëdhenj në zonat industriale po tërhiqen dhe po mbyllin kapacitetet e tyre”, tha Petrovski në emisionin “Biznis 21” të “TV21”.

Ai shtoi se tërheqja e investitorëve të lidhur me industrinë gjermane çon në një tepricë në tregun e punës, sepse me kërkesën e zvogëluar nga jashtë, kompanitë vendase mbeten pa punë.

“Është interesante që në të njëjtën kohë kompanitë thonë se nuk kanë mjaftueshëm njerëz, kjo tregon se problemi nuk është në numër, por në kualifikime”, theksoi Petrovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";