
MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme (24.08.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga zyrtarët policorë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët e të gjithë vendit, janë shqiptuar gjithsej 956 gjoba.
Prej tyre më shumë se gjysma, ose 725 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes.
“Sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve policore, dje u regjistruan 26 shkelje për parkim joligjor, u vendosën 66 masa ndaj shoferëve që drejtonin automjet pa leje drejtimi, si dhe 25 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit. Nga ana tjetër, 17 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, si dhe u sanksionuan katër këmbësorë dhe dy shoferë skuterësh elektrikë”.
“Gjithashtu, 23 përdorues të rrugës u sanksionuan për mospërdorim të rripave të sigurimit. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, shtatë automjete u hoqën nga trafiku për shkak të paregjistrimit, dhe tre për shkak të defekteve teknike”, thonë nga MPB.
The post Policia dje ka shqiptuar 956 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, më shumë për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.