Zëvendësministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, ka konfirmuar për TV21 se është arrestuar shefi i turnit në pikëkalimin Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë që hynin në Maqedoninë e Veriut.

“Menjëherë pas marrjes së lajmit, kontrolli i brendshëm e ka arrestuar”, konfirmoi zëvendësministri.

Mësohet se i arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-së dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R.

Skandali u zbulua pasi një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në emisionin “Stop” në TV Klan Shqipëri, presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia e Maqedonisë arreston kryepolicin në Bllacë, ju merrte para udhëtarëve që hynin në RMV appeared first on Telegrafi.