Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në gjithë vendin dje janë gjobitur 197 shoferë, ndërsa prej tyre 12 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe dy të tjerë me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se 93 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 104 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

The post Policia e Maqedonisë gjobit 197 shoferë për tejkalim shpejtësie appeared first on Telegrafi.