Policia e trafikut nuk i kursen këmbësorët si pjesëmarrës në trafik nëse nuk i respektojnë rregullat. Raporti për gushtin thekson se janë sanksionuar edhe 164 këmbësorë dhe 81 shoferë skuterësh elektrikë.

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, muajin e kaluar 1,149 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse.

Raporti i publikuar dje nga Ministria e Brendshme tregon se në gusht janë kryer 19,343 shkelje të rregullave të trafikut dhe 82 shoferë janë arrestuar në rrugët e vendit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia e Maqedonisë ka gjobitur 164 këmbësorë gjatë muajit gusht appeared first on Telegrafi.