Policia e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme në ora 20:00 në fshatin Orovnik të Komunës së Debërcës privoi nga liria M.P (38) nga Shqipëria për drogë.

Nga policia theksojnë se është ndaluar kanali ndërkombëtar për tregti të marihuanës nga Shqipëria n Maqedoni.

Siç njoftoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Talevska, gjatë kontrollit të automjetit “Citroen Berlingo” me tabela të Shqipërisë e drejtuar nga M.P, në pjesën e pasme të automjetit janë marrë pesë torba me 100 paketime marihuanë që kanë peshuar rreth 100 kilogram

“Vlera e kësaj droge është 350 mijë euro, ndërsa konfiskimi është rezultat i ndjekjes disa mujore të aktiviteteve të disa shtetasve të Shqipërisë në Maqedoni të cilët kanë qenë të përfshirë në tregti me drogë”, tha Talevska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

M.P është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor në Ohër për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/

 

Policia e Maqedonisë kap drogë në vlerë prej 350 mijë eurove shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";