Gjatë ditës së djeshme (25.070.2023) Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontroll mbi veturat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 218 drejtues automjetesh.

Prej tyre, gjashtë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Nga gjobat e shqiptuara, 110 drejtues automjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë brenda vendbanimeve, ndërsa 108 drejtues automjetesh janë kapur me shpejtësi jashtë vendbanimeve.

Autoritetet kanë theksuar angazhimin e tyre për të garantuar sigurinë rrugore dhe janë zotuar se do të vijojnë kontrollet e trafikut edhe në ditët në vijim. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të kontribuojnë kolektivisht në krijimin e rrugëve më të sigurta për të gjithë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia e Maqedonisë me aksione të përforcuara, gjobit 218 shoferë për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.