Ministria e Brendshme ka blerë 40 etiolometra të rinj (të njohur edhe si dregeri) të cilët do t’i dorëzohen policisë rrugore për të gjobitur shoferët që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Pas prokurimit të fundit të 50 pajisjeve radare moderne, teknikisht shumë të sofistikuara, vazhdojmë të pajisim policinë e trafikut për një siguri edhe më të madhe rrugore.

“Pikërisht shoferët që ngasin makinën nën ndikimin e alkoolit janë shkak i shumë aksidenteve të trafikut dhe për këtë arsye sanksionimi i tyre është një nga përparësitë e policisë rrugore. Policia e trafikut tani ka 145 etielometra, krahasuar me vetëm tetë etiolometra në 2017.

Investimi i vazhdueshëm në policinë e trafikut dhe puna profesionale e oficerëve të policisë kontribuojnë në zvogëlimin e vazhdueshëm të numrit të viktimave në aksidente trafiku. Me pajisjet e reja ne gjithashtu rrisim sigurinë në rrugë, dhe në periudhën tjetër do të vazhdojmë me të gjitha prokurimet e nevojshme për të siguruar kushte maksimale për policinë e trafikut”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia e Maqedonisë mori 40 etiolometra të rinj, pajisjet e reja do të rrisin sigurinë rrugore appeared first on Telegrafi.