Me datë 28.08.2024 në ora 22:45, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në dalje nga shteti, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.A (38) nga Bosnja e Hercegovina, i cili ka drejtuar makinën ngarkuese “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa të Bosnjës, dhe tek i cili janë gjetur 15 emigrantë nga Kina, njëri prej të cilëve është i mitur.

“Prokurori publik nga Prokuroria Publike është njoftuar dhe për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë” nga neni 418-b paragrafi 4, dhe në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal, kundër M.A. do të dorëzohet kallëzim përkatës”.

“Emigrantët janë transferuar në Qendrën për pranim dhe transit në Gjevgjeli”, thonë nga MPB.

The post Policia e Maqedonisë ndalon një kontrabandues të emigrantëve, transportonte 15 persona nga Kina appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";