
Policia e Maqedonisë së Veriut garanton proces të drejtë dhe demokratik.
Policia theksoi se po ndërmerren vazhdimisht masa dhe aktivitete për zgjedhje të sigurta.
“Në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara në ditën e zgjedhjeve, nëpunësit policorë do të jenë të pranishëm pranë vendndodhjeve të vendvotimeve, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike”, premtoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Policia kërkoi nga qytetarët dhe partitë politike të bashkëpunojnë në mirëmbajtjen e procesit zgjedhor.
Advertisement
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut nesër, më 19 tetor do të mbahet zgjedhje lokale.