Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 105 shoferë, prej të cilëve 17 janë për tejkalim shpejtësie, 7 për vozitje pa leje dhe 7 për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 9 masa për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe dhe 4 për shoferët fillestarë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

The post Policia e Shkupit vazhdon me shqiptimin e gjobave në komunikacion appeared first on Telegrafi.