MPB Maqedoni informon se në periudhën prej orës 23.00 të datës 08.04.2022 deri në ora 03.30 të datës 09.04.2022, zyrtarë policorë të Njësitit për Trafikim të Drogave dhe Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup kanë kryer kontrolle në disa objekte hoteliere dhe ekzaminime të disa personave dhe automjeteve të udhëtarëve.

Nga MPB thonë se gjatë kontrolleve, te 7 persona nga Shkupi është gjetur marihuanë dhe kokainë.

“Te V.Z (34) u gjet lëndë pluhur i bardhë, te B.J. (28) materie e bardhë dhe te M.Z (37) gjithashtu materie e bardhë, te A.B (25) u gjet marihuanë, te N.G (23) marihuanë, te M.P (42) u gjet kokainë dhe te T.D (20) u gjet marihuanë”.

“Personave iu është hequr liria dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia gjen drogë në disa objekte hotelerike në Shkup, arrestohet shtatë persona shkruan Telegrafi.