Në Republikën Federale të Gjermanisë është kapur nga autoritetet shtetasi i Maqedonisë së Veriut me iniciale V.K, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.

I njejti është dënuar me pesë vite heqje lirie nën akuzën e kryerjes së veprës penale “grabitje”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

“Arrestimi i shtetasit me iniciale V.K. është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm të policisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Maqedonisë, falë të cilit deri më tani janë ndaluar disa kriminelë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Bashkëpunimi ndërmjet shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe parandalimit të krimeve është mbështetur nga projekti rajonal i BE-së, “Ndalimi i krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor”, implementuar që nga viti 2019.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Policia gjermane privon nga liria shtetasin e Maqedonisë me fletarrest ndërkombëtar shkruan Telegrafi.