Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë gjobitur gjithsejtë 135 vozitës.

Prej tyre 8 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 3 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 11 masa për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 gjoba për vozitës fillestar, 10 për përdorim të telefonit dhe 3 gjoba për kalim në të kuqe në semafor.

MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia gjobit 135 shoferë në Shkup, 11 për vozitje pa patentë shoferi shkruan Telegrafi.