Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.03.2024) ka vazhduar me kontrolle e intensifikuara në trafik me ç’rastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 gjoba.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 gjoba nga të cilat: 117 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, pesë për kalim në semafor të kuq, 10 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet ën njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia gjobitë 181 shoferë në Shkup, 117 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.