MPB njofton se ka ndaluar dy persona dhe ka sekuestruar një kamion me mallra.

“Sot (24.07.2025) rreth orës 9:30 të mëngjesit, policia nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Çashkë, duke vepruar sipas një plani të përcaktuar më parë për shtypjen e krimit ndërkufitar, ndaluan një kamion “Ford Transit” me targa të Tetovës pranë vendit të quajtur “Lumin e Radushës”.

E.B. (21) dhe një i mitur, të dy nga fshati Bllacë, u ndaluan, ndërsa kamioni u sekuestrua për procedura të mëtejshme.

Personat u transferuan në Stacionin Policor Gjorçe Petrov dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një raport përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia ka sekuestruar një kamion me mallra në Maqedoni, ndalohen dy persona appeared first on Telegrafi.