Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia në Pejë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit, kanë publikuar fotografitë e disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme me narkotikë.
Sipas njoftimit, të dyshuarit kërkohen për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, duke ftuar që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së këtyre personave, të kontaktojë menjëherë organet e rendit.
Për të dhënë informacione, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 192 ose të dërgojnë email në adresën info@kosovopolice.com.
Policia ka theksuar se çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";