Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se zyrtarët policorë, gjatë kontrollit të planifikuar sot në orën 07:00 kanë konfiskuar 26.540 fishekzjarrë, mjete tjera piroteknike dhe 77 kilogramë duhan.

Siç thonë nga SPB Tetovë, mjetet janë konfiskuar gjatë kontrollit të planifikuar nga njohuritë e marra në pikëpagesën rrugore në Zhelinë, në veturën e personit N.I nga Shkupi.

N.I. është arrestuar, ndërkaq mjetet e konfiskuara janë dërguar për ekspertizë.

Pas zbardhjes së rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia konfiskon mbi 26 mijë fishekzjarrë në Tetovë, arrestohet një person shkruan Telegrafi.