Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë policorë nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, në koordinim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kanë kryer kontrolle në pesë këmbimore me Çarshinë e Vjetër të Shkupit në zonën e Bit Pazarit.

Nga MPB thonë se gjatë kontrollit është konstatuar se dy këmbimore nuk posedojnë dokumentacion për person juridik të regjistruar, as leje për këmbim nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përgatisë një raport përkatës ndaj pronarëve të dy këmbimoreve”, thonë nga MPB.

Policia me kontrolle në këmbimoret e Shkupit, konstatohen parregullsi në dy prej tyre shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";