Policia me kontrolle në trafik, dje ka shqiptuar 613 gjoba

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se gjatë festës së djeshme (01.05.2025), dhe si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga zyrtarët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, janë lëshuar gjithsej 613 urdhërpagesa, prej të cilave 132 shkelje kanë të bëjnë me shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, u zbuluan 114 shoferë që nuk kishin patentë shoferi.

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, 115 kundërvajtje kanë të bëjnë me mosrespektimin e kufizimit të shpejtësisë së përcaktuar, 42 masa për parkim të paligjshëm, ndërsa 37 persona të tjerë u gjobitën për mosmbajtje të rripit të sigurimit, 10 masa u shqiptuan ndaj drejtuesve të motoçikletave për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, si dhe shtatë sanksione për drejtuesit e motoçikletave që biseduan në celular gjatë drejtimit të automjetit.

“Gjithashtu, në përputhje me Ligjin për Automjetet, 24 automjete u hoqën nga qarkullimi për shkak të paregjistrimit, dhe katër automjete për shkak të defekteve teknike. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Policia me kontrolle në trafik, dje ka shqiptuar 613 gjoba appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy