Policia ndalon një afgan, tentoi transportimin ilegal të tre shtetasve egjiptianë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shtetas afgan u ndalua të hënën afër Preshevës, me dyshimin për sjellje të paligjshme të katër migrantëve nga Maqedonia.
Ai akuzohet për transportimin ilegal të tre shtetasve egjiptianë dhe një shtetasi afgan përtej kufirit, të cilët u gjetën nga policia në fshatin Miratovc, pranë Preshevës.

Departamenti i Policisë së Vranjës njoftoi se i arrestuari dyshohet për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz.

Ai është urdhëruar të mbahet në paraburgim deri në 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurori.

Komisioneri Serb për Refugjatët dhe Migracionin njoftoi në janar se numri i migrantëve në Serbi në vitin 2024 ishte 82 përqind më i ulët se një vit më parë. Vitin e kaluar, 19,483 persona në lëvizje u regjistruan në qendrat e pritjes dhe azilit.

Advertisement

Sipas Komisariatit, vendet më të zakonshme të origjinës së migrantëve ishin Siria (38.19 përqind), Afganistani (19.93 përqind), Turqia (11.95 përqind), Maroku (6.55 përqind) dhe Iraku (3.44 përqind).

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy