Ministria e Punëve të Brendshme dje (30.01.2024) ka vijuar me kontrollet aksionare në zonën e qarkullimit rrugor.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 190 gjoba, nga të cilat 13 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 15 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim në semafor të mbyllur, 12 gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB Maqedoni.

Policia në Shkup vazhdon me kontrolle, shqipton 190 gjoba shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";