Një polic nga Krusheva ka denoncuar në Polici se nga vendi i punës ia kanë vjedhur armën zyrtare me 13 plumba.

Rasti është bërë i ditur në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Më 01.03.2025 në ora 08:00 në DPB Krushevë, M.H.(38) nga Krusheva, të punësuarit si nëpunës policor në DPB Krushevë ka denoncuar se gjatë periudhës kohore prej 31.10.2024 deri më 01.03.2025 nga kryerës i panjohur nga sirtari metal, të cilin denoncuesi e ka shfrytëzuar për vendosjen e pajisjes dhe armës zyrtare, në hapësirat e DPB Krushevë i është marrë pistoleta zyrtare me kornizë e cila ka pasur 13 plumba”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Nga MPB bëjnë të ditur se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policit në vendin e punës ia vjedhin armën zyrtare me 13 plumba, rastin e denoncon në Polici appeared first on Telegrafi.