Ish-kryetarja e partisë DOM (RDM) – Rindërtimi Demokatik i Maqedonisë, Lile Popovska, beson se referendumi është zgjidhje reale për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe se sipas saj do të ketë sukses njëjtë si i pari për Maqedoninë e pavarur.

Sipas saj, është e njëjta frymë dhe i njëjti popull apo pasardhësit e tyre që do të votojnë referendumin e propozuar nga opozita.

Sipas Popovskas, platforma e referendumit duhet të përmbajë katër pika:

1. Jo për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht. Është një defekt i ndërtuar për ta shkatërruar shtetin dhe identitetin!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

2. Jo protokollit si dokument, për çdo qëllim! Është kontaminues!

3. Rishikimi i kornizës së negociatave

4. Rishikimi i listës zgjedhore. Nuk mund të ketë 1.800.000 banorë apo votues. Kështu, numri i kërkuar për pjesëmarrje do të reduktohet dhe do të jetë një numër real.

Kujtojmë se çështja e iniciativës së një referendumi u propozua ditë më parë edhe nga lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Popovska: Për ndryshimet kushtetuese duhet të vendoset me referendum shkruan Telegrafi.