Biznesmeni Orce Kamçev sonte ose më së voni deri nesër do të lirohet pasi Apeli ia ka hequr paraburgimin, konfirmojnë nga gjykata për “Fokus”.

“Apeli i të paraburgosurit është lënë në fuqi, vendimi është ndryshuar, pra është pranuar garancia dhe është hequr masa e paraburgimit”, thonë nga Gjyata e Apelit.

Nga Gjykata shtojnë se Kamçevit i është caktuar masa e kujdesit, përkatësisht të paraqitet në gjykatë një herë në javë dhe të mos largohet nga vendbanimi, përkatësisht të mos largohet nga Shkupi.

Siç mësojmë nga mbrojtja e Kamçevit, ai ka ofruar një garanci prej 11 milionë eurosh, e cila përbëhet nga prona dhe para në dorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Natën e Vitit të Ri e ka kaluar në Spitalin “Sistina” dhe është ende aty, ndaj do të dalë nga spitali.

Kujtomë se dy ditë para Vitit të Ri është liruar ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov./Telegrafi/

Pranohet garancia, Kamçev del nga paraburgimi shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";