Prej 53.821 studentëve në Maqedoni, 9.356 studiojnë mjekësi, më shumë në Universitetin e Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga gjithsej 53.821 studentë që janë në ciklin e parë të studimeve në fakultetet në Maqedoninë e Veriut, 9.356 studiojnë për mjekësi, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Numri i referohet të gjithë studentëve të drejtësisë deri në vitin e gjashtë dhe është rritur me 592 studentë, duke qenë se vitin e kaluar akademik kanë studiuar 8.764 studentë për mjekësi.

Universiteti i Tetovës ka numrin më të madh të studentëve të mjekësisë, gjithsej 3.309, pasuar nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip me 3.149 studentë dhe në fund Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup me 2.898 nxënës.

Të dhënat e ESHS-së tregojnë se interesim ka edhe për fakultetet përkatëse, kështu që Fakulteti i Farmacisë në UKIM këtë vit ka 816 studentë, ndërsa ai i Stomatologjisë 460.

Në Fakultetin e Mjekësisë në Manastir studiojnë 439 studentë, pak më pak se 467 të vitit të kaluar.

Advertisement

ESH-së më herët njoftoi se vitin e kaluar në fakultetet e mjekësisë në Maqedoni kanë diplomuar 879 student, më shumë në Universitetin e Tetovës.

Sipas të dhënave të ESHS-së të marrë në bazë të raportit, në Maqedoni në vitin akademik 2022/2023 u regjistruan 53.821 student, që është një rritje për 4.2% krahasuar me vitin akademik 2021/2023./Telegrafi/

 

 

Advertisement

Prej 53.821 studentëve në Maqedoni, 9.356 studiojnë mjekësi, më shumë në Universitetin e Tetovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy