Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se sot mbajti seancën e saj të rregullt të 100-të me një pikë të vetme të rendit të ditës, në të cilën u shqyrtuan Informacioni mbi tejkalimin e gjendjes aktuale në lidhje me lëshimin e letërnjoftimeve të reja.

Nga Qeveria thonë se e kanë angazhuar ministrin e Brendshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të miratuar akt nënligjor në përputhje me autorizimin e Ligjit për letërnjoftimet dhe për ta harmonizuar atë me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili mundëson lëshimin e letërnjoftimeve të reja, ose zëvendësimin e tyre.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, informoi se akti nënligjor do të botohet sot në “Gazetën Zyrtare”, dhe kështu do të mundësojë fillimin e menjëhershëm të printimit dhe lëshimit të letërnjoftimeve për qytetarët në përputhje me kërkesat e tyre./Telegrafi/

Prej nesër do të lëshohen letërnjoftimet e reja, do të jenë në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";