Në prag të zgjedhjeve lokale të planifikuara për më 19 tetor, prej sot ka filluar verifikimi publik i Listës zgjedhore, i cili do të zgjasë 20 ditë, përkatësisht deri në mesnatë të 11 shtatorit.
KSHZ-ja nënshkruan Listën e përfunduar zgjedhore, përkatësisht certifikatat nga Lista zgjedhore mbi të cilat votohet, jo më vonë se deri më 3 tetor.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko në seancën e djeshme, u bëri thirrje qytetarëve që nga sot deri në mesnatë të 11 shtatorit të shqyrtojnë Listën e zgjedhësve në zyrat rajonale të KSHZ-së, adresat e të cilave janë publikuar në faqen e internetit të Komisionit, dhe të cilat do të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në orën 20:00 vazhdimisht, si gjatë fundjavave ashtu edhe gjatë festave.
Në ditën e fundit të shqyrtimit, më 11 shtator, zyrat rajonale të KSHZ-së do të jenë të hapura deri në mesnatë.
“Në mënyrë të njëpasnjëshme çdo ditë, pas përfundimit të orarit të punës, departamentet rajonale do të na japin të dhëna për evidencat ditore dhe të njëjtat të dhëna do të publikohen të nesërmen se sa qytetarë e kanë ushtruar këtë të drejtë nëpër komuna dhe nëpër departamente rajonale”, tha Kondarko.
Qytetarët duhet të paraqesin një kërkesë për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në certifikaat e Listave zgjedhore që janë të hapura për shqyrtim publik me shkrim në zyrën rajonale të KSHZ-së ose zyrën lokale në zonën e tyre të banimit, ose me email në KSHZ. Kërkesa duhet të shoqërohet me provat e nevojshme. Kërkesat për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në Listën zgjedhore duhet të dorëzohen në periudhën nga 23 gushti deri më 11 shtator.
Të burgosurve gjithashtu do t’u sigurohet qasje në Listën zgjedhore. Personat në paraburgim ose në burg duhet të paraqesin një kërkesë për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në certifikata të veçanta të Listës zgjedhore gjatë shqyrtimit publik përmes organit kompetent për ekzekutimin e sanksioneve në KSHZ, nga 23 gushti deri më 11 shtator.
KSHZ është e detyruar të vendosë për kërkesat dhe raportet e qytetarëve me një vendim brenda 24 orëve nga dita e marrjes së kërkesës. Kundër vendimit për refuzimin e kërkesës, qytetari mund të ngrejë padi në Gjykatën Administrative në mënyrë elektronike brenda 24 orëve nga marrja e vendimit. Në bazë të një padie, Gjykata Administrative duhet të vendosë brenda 24 orëve dhe menjëherë t’ia dorëzojë vendimin paditësit në mënyrë elektronike. Vendimi përfundimtar i Gjyka
The post Prej sot filloi verifikimi publik në Listën zgjedhore, do të zgjasë deri më 11 shtator appeared first on Telegrafi.