Nga Presidenca kanë reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në lidhje me mundësinë për shtyrjen e afatit për ndërrimin e dokumenteve personale dhe të udhëtimit.

Nga Presidenca thonë se presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë asnjë obligim për të komunikuar autoritetet greke.

Lexo po ashtu
Kovaçevski: Pendarovski duhet të bisedoj me presidenten e Greqisë për shtyrjen e afatit për ndërrimin e dokumenteve personale

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Siç informuam më herët, presidenti Pendarovski ka bërë propozim për tejkalimin e problemit që ka lindur në ndërrimin e dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit, por kjo procedurë është në kompetencë të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit.

Sa i përket komunikimit me Greqinë, presidenti Pendarovski mund të ndihmojë në këtë proces, por ai nuk ka marrë përsipër ndonjë obligim në atë aspekt”, thonë nga Presidenca./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Presidenca: Pendarovski nuk ka marrë asnjë obligim të bisedojë me Greqinë për çështjen e dokumenteve personale appeared first on Telegrafi.