Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, sot (14 tetor) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në RMV. Presidenti sllovak do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në zyrën e saj, pas së cilës do të mbahet një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovake.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe Ministri sllovak i Ekonomisë Vladimir Shimonjak do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, pas së cilës është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Presidentit Pellegrini.

Presidenti sllovak do të vizitojë më pas Kuvendin ku do të takohet me kryetarin, Afrim Gashi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";