Presidentja Siljanovska-Davkova uron OKB-në me rastin e 80 vjetorit të themelimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata e Kombeve të Bashkuara po shënon 80 vjetorin e themelimit.

Për këtë rast ka uruar dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

“Para tetëdhjetë vjetëve, Kombet e Bashkuara u ngritën nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore që të parandalojnë luftëra të ardhshme, ta ndërpresin kolonializmin, t’i respektojnë të drejtat e njeriut, ta avancojnë drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Karta e tyre e fuqizoi barazinë sovrane të shteteve. Agjencitë e saja synonin të krijonin botë më të mirë, duke ndërtuar paqe jo vetëm në mesin e popujve, por edhe me natyrën”, tha presidentja Siljanovska Davkova në video porosinë për OKB-në.

“Sistemi shumëpalësh i bazuar në rregulla tani është i çarë nën peshën e multipolaritetit në rritje. Për shkak të asaj që janë gjithnjë e më të paralizuara kur është më e nevojshme, Kombet e Bashkuara po i afrohen në mënyrë të rrezikshme një ‘momenti të Lidhjes së Kombeve’, rendit të vjetër botëror në të cilin të fortët bëjnë atë që munden, ndërsa të dobëtit vuajnë atë që duhet. Qytetarët maqedonas kanë përjetuar disa nga këto standarde të dyfishta që nga dita e parë e anëtarësimit tonë në OKB në vitin 1993”, thekson presidentja Siljanovska-Davkova.

Advertisement

Presindetja në urimin e saj shprehet se botës i duhet paqja, pavarësisht sfidave të momentit.

“Ky 80-vjetor është thirrje zgjimi për të riafirmuar angazhimin tonë ndaj Kartës së KB-së dhe rendit të saj ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Varet nga ne nëse KB-ja do t’u përgjigjet sfidave dhe do të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme paqeje, drejtësie dhe progresi në një planet të shëndetshëm. Gëzuar ditëlindjen, Kombe të Bashkuara!”, tha presidentja.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy