Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot në mesditë e ka konvokuar seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë.

Anëtarë të Këshillit të Sigurisë sipas funksionit janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit; Hristijan Mickoski, kryetari i Qeverisë; Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme; Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes; Timço Muçunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe tre anëtarët e emëruar nga presidentja: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vllado Spiridonov.

Në seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska Davkova, do të marrë pjesë drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski; drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriella Jakovleva dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Presidentja Siljanovska mbledh Këshillin e Sigurisë appeared first on Telegrafi.