Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Pirc Musar do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në Kabibetin e presidentit, e cila do të pasohet nga takimi kokë më kokë i presidentëve Pendarovski dhe Pirc Musar dhe një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.

Në kuadër të vizitës, siç njoftojnë nga Kabinbeti i Pendarovskit, në kishën “Shën Spasi” në Shkup, dy presidentët do të vendosin kurora lulesh te varri i Goce Dellçevit.

Përveç me Pendarovskin, presidentja sllovene do të realizojë edhe takime tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Presidentja sllovene nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.